E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E arrestuan për dhunë ndaj policit, kjo video e shpëtoi shkodranin nga burgu. Tani ai…
Lajme

E arrestuan për dhunë ndaj policit, kjo video e shpëtoi shkodranin nga burgu. Tani ai…

U arrestua me akuzen e kundershtimit me dhunë ndaj punonjësit te policisë, por nje video e marre nga kamerat e sigurise ne ate zone e kane shpetuar shkodranin nga burgu. E tashme ai ka ngritur padi ndaj policise. 

Behet fjale per shtetasin Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili u arrestua gati nje jave me pare “pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit”.

policia-shkoderPor, i riu ka mundur te mbrohet duke gjetur pamjet nga kamerat e sigurise qe kane filmuar momentin dhe gjitha sa ndodhi mes tij dhe policeve. Mund te shihni kete video ne minuten 2 e 49, kur duket se eshte polici qe i kthehet. 

 

Pas kesaj, mesohet se ai ehste nxjerre nga qelia, nderkohe qe ka ngritur padi ndaj efektiveve.

Njoftimi i policise per arrestimin 

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.

Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.