E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E bujshme! Gjermania drejt tërheqjes nga Botërori 2026
Lajme

E bujshme! Gjermania drejt tërheqjes nga Botërori 2026

Ideja e presidentit amerikan Donald Trump për të ushtruar kontroll mbi Groenlandën ka ndezur debate të forta në skenën politike të Gjermanisë. Reagimet nga Berlini tregojnë se çështja po merret seriozisht dhe po shihet si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar.

Jürgen Hardt, përfaqësues për politikën e jashtme i bllokut CDU/CSU në Bundestag dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kancelarit Friedrich Merz, ka hedhur në tryezë edhe një skenar ekstrem: bojkotimin e Kupës së Botës FIFA 2026, që pritet të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Sipas raportimeve të medias gjermane Welt, kjo ide po shihet si mjet presioni ndaj administratës amerikane.

Në një prononcim për Bild, Hardt u shpreh se një vendim i tillë do të ishte drastik, por jo i pamenduar, duke nënvizuar se turneu botëror ka një peshë të veçantë për vetë Trumpin. Sipas tij, pikërisht kjo rëndësi mund ta shndërrojë Kupën e Botës në një instrument ndikimi politik.

Situata u tensionua edhe më tej pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, zhvillim që ka shtuar shqetësimet në Evropë se kërcënimet e Trump për përdorimin e forcës ndaj Groenlandës nuk janë thjesht deklarata politike, por skenarë realë në tavolinë.

Përplasje edhe në majat e futbollit botëror

Në këtë klimë tensionesh, polemikat janë shtrirë edhe në drejtimin e futbollit ndërkombëtar. Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka sulmuar ashpër presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për The Guardian.

Platini e akuzoi Infantinon për afrimitet të tepruar me qendrat e pushtetit dhe interesat e elitave globale, duke e cilësuar drejtimin e tij si gjithnjë e më autoritar. Sipas tij, FIFA ka humbur frymën demokratike dhe sot funksionon me më pak transparencë sesa në periudhën e Sepp Blatterit.

Një nga pikat më të kontestuara mbetet edhe vendimi i FIFA-s për t’i akorduar Donald Trump një të ashtuquajtur “Çmim Paqeje”, veprim që është interpretuar gjerësisht si një gjest politik në favor të presidentit amerikan, në një kohë kur politikat e tij të jashtme po shihen si agresive dhe destabilizuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.