E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E frikshme, konsumojmë djathe me niseshte
Lajme

E frikshme, konsumojmë djathe me niseshte

Vetëm pak ditë më arë u publikua lajmi se buka që ne konsumojmë përmbante ngjyrues.

Mirëpo, duket se jo vetëm buka qenka problemi i vetëm, pasi edhe djathi, një prej produkteve më të preferuara në familjet tona po na rrezikon jetën.

Sipas Top Channel, pas një eksperimenti të thjeshtë, që mund ta bëj secili nga ne, duke hedhur në djath betadinë apo jod shohim nëse djathi do të nxihet apo do të marri ngjyrën e mjaltit.

Nëse merr ngjyrën e zezë ai është i përgatitur me niseshte, ndërsa nëse merr ngjyrën e mjaltit ai është djath cilësor.

Nga eksperimenti ka dalë se djathi është i përgatitur me niseshte, pra qumështi zëvendësohet me niseshten, ç’ka për tregtarët ul koston dhe rrit fitimin.

Kristaq Bërxholli, profesor në UBT shprehet:

Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.