E FRIKSHME/ Momenti kur protestuesi merr FLAKË nga molotovi
Një incident i rëndë dhe i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku një protestues rrezikoi seriozisht jetën pasi u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij.

Si pasojë e shpërthimit, protestuesi u përfshi nga flakët për disa sekonda, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Megjithatë, ai reagoi menjëherë dhe arriti të largohej me vrap nga zona e rrezikut.

Sipas pamjeve dhe fotove të publikuara, protestuesi ishte afruar për të larguar molotovin e hedhur pranë gardhit të vendosur nga forcat e policisë, por lënda plasëse shpërtheu vetëm pak çaste më pas. Flakët e përfshinë trupin dhe kokën e tij, duke e detyruar të ngrihej dhe të vraponte për të shpëtuar.

Ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu një tragjedi më të madhe, pasi një nga efektivët i erdhi në ndihmë duke përdorur mjete për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ngjarja ka shtuar tensionet dhe shqetësimet mbi përdorimin e mjeteve të rrezikshme gjatë protestave, ndërsa fatmirësisht protestuesi arriti të shpëtojë pa pasoja fatale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



