E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, 4 persona në pranga, 6 të tjerë procedohen
Lajme

Protesta e opozitës, 4 persona në pranga, 6 të tjerë procedohen

Katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa gjashtë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së opozitës që u mbajt një ditë më parë para Kryeministrisë.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, situata u tensionua, teksa disa protestues hodhën bomba molotov drejt hyrjes së godinës, duke shkaktuar zjarr në ambientet e jashtme.

Gjatë zhvillimeve u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Si pasojë e shpërthimeve, dy punonjës policie mbetën të lënduar, ndërsa një mbështetës i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës djegëse dhe mori dëmtime.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.