Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.
Sipas informacioneve autobusi ka qënë me pasagjer dhe aksidenti ka ndodhur në zonënë e Insitutit. Bazuar në videon e mëposhtme autobusi ka përfunduar me xhama të thyer.
Deri më tani nuk është raportuar për asnjë të lënduar.
Ndërkohë që sipas burimeve në vendin ë ngjarjes ka pasur dhe forca policie të cilat nuk kanë reaguar me çfarë ka ndodhur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerë të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



