Kreu i PD Sali Berisha është thirrur nga SPAK nesër në orën 10:00 për tu pyetur në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Në një postim në rrjetin social facebook, avokati Genc Gjokutaj ka publikuar shkresën e SPAK drejtuar Berishës, ku njoftohet se thirrja e tij lidhet me hetimet paraprake të procedimit penal nr.193, të vitit 2024 të kryer nga SPAK.