E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shteti jep me qira  “Vollgën” e Lefter Kokës  me 5.500 euro/muaj
Publik News

Shteti jep me qira “Vollgën” e Lefter Kokës me 5.500 euro/muaj

Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK

Shteti ka nxjerrë me qira për një shumë mujore prej 550 mijë lekë ose 5,500 euro katin e dytë të godinës së njohur si “Pista Vollga” në Durrës, një pronë e sekuestruar dhe më pas e konfiskuar për llogari të SPAK.

Kjo pronë ishte asset i komapnisë SILI sh.p.k., e hetuar nga SPAK për përfshirje në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), prona ishte në pronësi ligjore të kompanisë “SILI”, por në fakt menaxhohej dhe zotërohej de facto nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

SPAK ka deklaruar se kjo pasuri është përfituar përmes fondeve të paligjshme që burojnë nga kontratat abuzive të inceneratorit të Elbasanit. Me përfundimin e procesit ligjor, prona është konfiskuar dhe kaluar në administrim shtetëror. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka hapur procedurat për dhënien me qira të katit të dytë për qëllime tregtare apo shërbimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.