E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kallëzoi Taulant Balla për privatizimin e “Kompleksit Partizani”, gjykata urdhëron sekuestrimin e pasurive të Maltezit
Lajme

E kallëzoi Taulant Balla për privatizimin e “Kompleksit Partizani”, gjykata urdhëron sekuestrimin e pasurive të Maltezit

Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ende nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në vijim.

Jamarbër Malltezi u ndalua mbrëmjen e sotme (21 Tetor) nga autoritetet, ndërsa i është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg”. Kjo masë është pasuar me urdhrin për sekuestrimin e pasurive të tij.

Pas ndalimit Malltezit, SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Fatmir Bektshit, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.

GJKKO ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndaj Berishës është caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë shtetit.

Hetimet për privatizimin e kompleksit “Partizani”, nisën pas një kallëzimi penal të bërë më 17 nëntor 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Balla, asokohe kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.