E ofendoi, Kiara Tito nuk përmbahet dhe ‘i nxjerr bojën’ ndjekëses
Kiara Tito ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas një komenti fyes që ka marrë nga një ndjekëse.
Moderatorja, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, po punon për një projekt të ri kinematografik që pritet të publikohet në vitin 2026, është përballur sërish me gjuhë të urrejtjes online, diçka që është përsëritur që pas publikimit të trailerit të filmit të tyre.
Këtë herë, Kiara ka zgjedhur të mos heshtë. Në një postim në “Instastory”, ajo publikoi emrin dhe foton e profilit të një zonje që e kishte ofenduar, duke shprehur habinë se si një grua mund të përdorë një gjuhë kaq të ulët ndaj një tjetër gruaje.
Moderatorja theksoi se nëse dikush nuk e pëlqen një personazh publik, mund të mos e ndjekë, por jo të përdorë ofendime. Ajo e cilësoi këtë sjellje të turpshme dhe u kërkoi ndjekësve të raportojnë profilin që kishte shpërndarë.
Ky reagim përbën një prej rasteve të rralla kur Kiara vendos të përgjigjet ndaj negativitetit, pasi zakonisht zgjedh ta injorojë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



