E pyetën për Ballukun, Rama ndërpret konferencën (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos komentojë sot lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë një konference për shtyp pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, Rama u pyet nga gazetarët për çështjen, por nuk dha asnjë përgjigje, duke e mbyllur takimin me ambasadorin e BE-së pa e diskutuar temën.
Pyetja iu bë në anglisht, për t’u dëgjuar edhe nga diplomati i Bashkimit Europian, por kryeministri shmangu çdo koment dhe nuk u ndal në lidhje me hetimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



