E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ Babai vrau djalin e dehur pasi ai tentoi që ta hidhte në pus…
Lajme

E rëndë/ Babai vrau djalin e dehur pasi ai tentoi që ta hidhte në pus…

Krimi në familje tronditi një familje në një fshat të Maliqit të premten e 17 shkurtit. 77-vjeçari Shefki Bylykbashi ra në prangat e policisë, veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi i mori jetën të birit nga goditjet me sende të forta

Viktima është 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi, i cili mësohet se ka qenë i dehur në momentet kur ka ndodhur konflikti mes tij dhe të atit, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Në këto kushte, për vetëmbrojtje, i moshuari e ka goditur disa herë në kohë të birin me një çekiç që përdoret për të thyer gurë.

Burimet bëjnë me dije se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte jashtë vendit.

Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca. Për shkak të divorcit, 50-vjeçari kishte nisur të konsumonte alkool çdo ditë.

Ndërsa dita e premte, 17 shkurt, ka qenë fatale për të, pasi është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa babai i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Ndërkohë që familjarët, në polici kanë dhënë deklarime të rreme, ku kanë thënë fillimisht se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe ishte dëmtuar në kokë. Pas hetimeve, policia vuri në pranga të moshuarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.