E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Fier,nëna tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura
Lajme

E rëndë në Fier,nëna tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura

DETAJET/ I dogji shtëpinë burrit, si u zbulua tentativa e gruas fierake për të mbytur 2 vajzat, fqinjët thanë se…

Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:

Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Nje dite me pare, nje familje ne Fier mbeti ne qiell te hapur. Në banesën e Trifon Gjikës ra zjarr, e per kete ngjarje policia sot ka vene nen akuze nusen e shtepise.

Pas ngjarjes, burri akuzoi gruan se i kishte vene flaken shtepise pas sherrit me te e vjehrrin, nje dite pasi e kishte marre nga prinderit, per te bashkejetuar ne Fier. Per mediat burri u shpreh se ajo kishte tentuar ta digjte shtepine edhe nje here tjeter.

 

D1E36FB9-7481-4A94-82DE-290DDDF13DF2-640x360

Por sot policia e ka vene ne pranga gruan dhe zbulon edhe detaje te tmerrshme rreth saj. Ajo mesohet se ka tentuar te mbyse ne lume dy vajzat e saj te mitura.

Eshte arrestuar per diegie te baneses, policia ka marre ne pyetje edhe banore te lagjes si dhe dy vajzat 6 vjecare. Keta te fundit kane treguar edhe tentativen e cmendur te gruas per ti marre jeten vajzave te saj.

Kjo ngjarje e rende me te bijat ka ndodhur pak minuta para se te digjte banesen.

fierak

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.

Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saj të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.

Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç”, tha Policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.