E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë Ra nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër
Lajme

E rëndë Ra nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një grua 72-vjeçare ka humbur jetën pas një rrëzimi nga tarraca e institucionit ku ishte e akomoduar.

Viktima, e identifikuar si Sheqere Zeko, po qëndronte në ambientet e jashtme të Azilit të Pleqve, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash. Si pasojë e përplasjes, ajo ka pësuar dëmtime të shumta trupore, përfshirë fraktura në shpatull dhe në gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas ngjarjes, e moshuara është transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe i është nënshtruar ekzaminimeve përkatëse. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në momentet fillestare parametrat jetësorë paraqiteshin relativisht të stabilizuar.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e 72-vjeçares ka pësuar përkeqësim të papritur rreth një orë më vonë, çka ka detyruar stafin mjekësor të vendosë transferimin e saj drejt Spitali Memorial i Fierit për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, ajo nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.