E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë, vetëvritet 69-vjeçari në Vlorë
Flash

E rëndë, vetëvritet 69-vjeçari në Vlorë

Një 69-vjeçar nga Vlora, me inicialet K.B., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00 në fshatin Mallkeq, ku 69-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai vuante nga depresioni.

Policia e Vlorës njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije Policia e Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.