E zbulon Braho, ja për çfarë mund të përdoren kriptot e konfiskuara
Kreu i SPAK zbulon sesi mund të vihen në punë 12.4 milionë eurot
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi aktivitetin e institucionit për vitin 2025, duke nxjerrë në pah si rezultatet, ashtu edhe sfidat me të cilat përballet SPAK.
Gjatë raportimit, Braho bëri të ditur se janë konfiskuar rreth 12.4 milionë euro në kriptovaluta, një shifër e konsiderueshme që lidhet me hetime të ndryshme. Megjithatë, ai theksoi se ekzistojnë problematika serioze në lidhje me ruajtjen dhe administrimin e këtyre aseteve digjitale.
Në një tjetër moment, ai ngriti edhe çështjen e pragut të hetimit për korrupsionin, duke sugjeruar rishikimin e vlerave që trajtohen nga SPAK.
“Kemi problematikë për administrimin e kriptomonedhave të konfiskuara. Po punohet për miratimin e kuadrit ligjor për administrimin e tyre. Shpresojmë që së shpejti kjo të rregullohet, që të mund të administrohen portofolet e kriptovalutave sepse lidhet edhe me vënien e tyre në punë, kjo pasi janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike në një kohë shumë të shkurtër.”
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur përdorimi i kriptomonedhave po bëhet gjithnjë e më i përhapur, duke sjellë edhe sfida të reja për institucionet ligjzbatuese në vend. SPAK mbetet i angazhuar për të përmirësuar mekanizmat ligjorë dhe praktikë për menaxhimin e këtyre pasurive,” u shpreh Braho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



