E hënë, 16 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Arrestimi i Vlora Hysenit, Klodian Braho: Bashkëpunimi me SHISH vijon
Lajme

Arrestimi i Vlora Hysenit, Klodian Braho: Bashkëpunimi me SHISH vijon

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, duke sqaruar se kjo ngjarje nuk ka ndikuar në marrëdhëniet institucionale mes SPAK dhe SHISH.

Gjatë një takimi me gazetarët, Braho u pyet në lidhje me bashkëpunimin mes dy institucioneve, pas zhvillimeve që çuan në arrestimin e Hysenit. Ai theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi me Shërbimin Informativ të Shtetit ka vijuar normalisht, pavarësisht masës së marrë ndaj ish-drejtueses së tij.

“Pavarësisht masës ndaj Vlora Hysenit, bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar. Besoj institucioneve dhe nuk mund t’i përgjithësoj nga veprimet e një individi”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK nënvizoi kështu se veprimet e një individi nuk mund të vënë në diskutim funksionimin dhe besueshmërinë e një institucioni të tërë.

Braho flet edhe për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit me gazetarët ishte drafti për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

Braho bëri të ditur se SPAK ka ngritur një grup pune të përbërë nga prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë analizuar në detaje projektin dhe kanë paraqitur vërejtjet e tyre.

Sipas tij, analiza institucionale është përmbyllur dhe qëndrimi zyrtar i Prokurorisë së Posaçme i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë javën e kaluar.

“Ne e kemi marrë draftin edhe zyrtarisht. Kemi ngritur një grup pune me prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë bërë një analizë të hollësishme të tij. Secili prokuror ka bërë një koment dhe analizë në lidhje me draftin. Ne kemi bërë gati një dokument dhe javën e kaluar ia kemi paraqitur ministrit të Drejtësisë qëndrimin tonë”, deklaroi kreu i SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.