E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eagle stadium nuk është një lojë Lego
OP-ED

Eagle stadium nuk është një lojë Lego

Basir Çollaku

Përveç çështjes së dorovitjes me 4.25 milionë euro dhe problematikës antisemite të Kanye West, stadiume të tilla si Eagle, të çmontueshme, modularë, ose Lego, shtrojnë imperativin e sigurisë dhe të qëndrueshmërisë së strukturës. Sipas Eurokodeve, këto struktura duhet t’i rezistojnë një ngarkese vertikale dinamike minimalisht 500 kg për metër katror.

Shto këtu dhe forcat horizontale si pasojë e efektit të spektatorëve që jo vetëm kërcejnë për dhe lëvizin anash prej muzikës.
Për këtë arsye konstruksione të tilla i nënshtrohen një profesionalizmi maksimal në projektim, montim dhe zbatim. Çdo përllogaritje bëhet me kompjuter dhe realizimi nga firma me përvojë në këtë fushë.
Në fund kryhet testimi me fuçi me ujë ose me thasë me rërë për të provuar rezistencën e strukturës, duke simuluar e stimuluar stress test.

Dhe në finale, SHTETI çertifikon sigurinë teknike të strukturës dhe autorizon aksesin e spektatorëve në të. Eurokodet paralajmërojnë se një pasaktësi e mospërputhjes në montimin e elementëve të parafabrikuara dhe një gabim pak milimetrash në montimin e bulonave, destabilizon strukturën deri në pasoja fatale.

Eagle stadium ka një kapacitet për 60 mijë vetë, sipërfaqe 65 mijë metër katrorë, për të kanë punuar 2 muaj 3500 punëtorë.
Natyrshëm lindin disa pyetje për Eagle Stadium:
Cila firmë e ka projektuar?
Cila firmë e ka zbatuar, e huaj apo shqiptare?
Cila firmë e ka supervizuar?
A janë kryer teste me ngarkesë?
A është certifikuar siguria teknike e strukturës dhe nga cili autoritet është firmosur dhe vulosur?
A mund të publikohet ky certifikim?
Stadiumi 974 në Katar është një stadium i çmontueshëm, modular. Ka kapacitet 40 mijë vendesh. Ndërtimi i tij ka zgjatur 18 muaj…
A kuptuat?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.