E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Veliaj sulm Metës: Nga Presidenti anti-lodra, në atë anti-rrugë..
Lajme

Edhe Veliaj sulm Metës: Nga Presidenti anti-lodra, në atë anti-rrugë..

Pas kryeministrit, Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

2b4eba66-bc75-4b73-acac-b20e2de3c19c

Nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra.

“Te Unaza e Re:

💶 Shpronësim 100%

🚔 Kompanitë hileqare në arrest

Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij.

fb472d0c-31a8-49a7-83b1-17303e4d38fc

Më tej ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën. “Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike.

Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan Veliaj në një tjetër reagim.

3a1f8618-a890-4345-b2b7-5971a159a402

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.