Nga Elona Caslli
Kushdo, që i rikthehet kujtimeve të fëmijërisë, e ka të pashmangshme mos të kujtojë një urdhër të padiskutueshëm ; Asgjë nuk duhet ngrënë jashtë. Buka hahet brenda në shtëpi se ka gjasa që një fëmijë tjetër mund të të shohë duke ngrënë diçka që ai nuk e ka në shtëpi.
E pra, kishte një lloj përgjegjësie të pashkruar lidhur me ndjeshmërinë e tjetrit.
Paradoksalisht, sot përballemi me një kryeministrin e një populli, që është në greminën e mjerimit, që po arratiset nga Shqipëria me të njëjtin vrull që mund të arratisej në kohën e diktaturës, i cili zgjedh tê udhëtojë me një charter qê nuk pêrkon me nivelin ekonomik tê vendit që Edi Rama drejton.
Për t’iu rikthyer kujtimeve të fëmijërisë dhe për të nxjerrë nga sënduku dhe një këshillë që është ende e vlefshme sot : Ruhu nga zengjini i ri.”
Sjelljet e Edi Ramës më kujtojnë një zengjin padurimisht të ri, i cili nxiton të theksojë në çdo shfaqje dhe qëndrim pushtetin dhe pasurinë e tij.
Pasanikët e rinj janë të shumtë në këtë vend e fatkeqësia qëndron që nuk u bënë pasanikë falë kapacetitit të tyre intelektual, por falë kapacitetit të tyre plaçkitës dhe pasanikët e rinj janë gjithmonë të zhurmshëm dhe monotonë në përpjekjen e dëshpëruar për t’i ulëritur botës plaçkitjen dhe pushtetin e tyre.
Post Scriptum- Fatura e kripur e udhëtimit të kryeministrit më kujton historinë e shumë vajzave dhe djemve që zhyten në kredi për 5 ditë pushime në seksionin ” Vip” në jug të Shqipërisë në përpjekjen e dëshpëruar për t’u shfaqur ndryshe nga ç’janë dhe ndryshe nga ç’jetojnë në të vërtetë në të përditshmen e tyre. Vetëm se në rastin e parë kredia paguhet nga individi dhe në rastin e kryeministrit fatura paguhet nga taksapaguesit shqiptarê. Elementi i vetêm përbashkues është: Të bëjmë sikur jetojmë mirë dhe vijmë nga një vend me nivel të lartë ekonomik.” Funksionet në jetën publike të personazheve në fjalë, janê të ndryshme, por zbrazëtia e mendimit është e njëjtë.