E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos te  Hotel Tirana, menaxherja fshin kontaktet e klientëve!
Lajme

Kaos te Hotel Tirana, menaxherja fshin kontaktet e klientëve!

Një situatë e pazakontë ka tronditur stafin dhe klientët e Tirana International Hotel, një prej hoteleve më të njohura në kryeqytet. Menaxherja e këtij hoteli është larguar në mënyrë të papritur nga puna, duke shkaktuar një bllokim të menjëhershëm në komunikimin dhe menaxhimin e rezervimeve.

Sipas burimeve zyrtare nga administrata e hotelit, ish-menaxherja dyshohet se ka fshirë shumicën e kontakteve telefonike, si dhe komunikimet përmes WhatsApp dhe email-it zyrtar të hotelit. Ky veprim i ka lënë klientët në pasiguri të plotë lidhur me rezervimet e bëra, ndërsa hoteli është detyruar të njoftojë një nga një të gjithë personat që kanë planifikuar aktivitete apo evente në ditët në vijim.

Përmes një mesazhi zyrtar të shpërndarë nga stafi, klientëve u kërkohet të konfirmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë çdo prenotim të mëparshëm:

“Përshëndetje! Ju bëjmë me dije se ky numër telefoni është përdorur nga znj. E.Q., ish-menaxhere e Tirana International Hotel, e cila në mënyrë abuzive ka braktisur punën, duke fshirë shumicën prej numrave të telefonit dhe komunikimeve në WhatsApp dhe Email. Ju lutem, nëse keni rezervuar aktivitete në periudhën në vazhdim, të na informoni paraprakisht. Numri i telefonit vazhdon të jetë funksional për kompaninë dhe jeni të mirëpritur për çdo lloj aktiviteti. Faleminderit për mirëkuptimin!”

Skandali ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi drejtori i hotelit, Ram Geci, ka zgjedhur ta ekspozojë publikisht ish-menaxheren përmes një videoje në TikTok, ku ka bërë publik emrin dhe mbiemrin e saj, duke e akuzuar drejtpërdrejt për sabotim dhe papërgjegjshmëri profesionale.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse ndaj ish-menaxheres është ngritur ndonjë padi zyrtare për dëmet e shkaktuara, ndërsa situata ka vënë në vështirësi të mëdha jo vetëm administratën e hotelit, por edhe qindra klientë vendas dhe të huaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.