Edi Rama vazhdon të ritregojë përrallat qesharake të Enverit…!!?
Nëse ballistët paskan ngrënë pula, po partizanët çfarë kanë ngrënë?
Edhe me 18 shtator 2026, Edi Rama kopjoi Enver Hoxhën e 18 shtatorit 1946, 1956, 1966, 1976….se “ballistët hanin pulat e fshatrave e të fshatarëve, që i prisnin bujarisht ose u zinin dyert!” Kjo është e kuptueshme!
Edi e ka shpreh shumë herë se nuk e ka për turp e marre ta përdorë këtë përrallë qesharake të Enver serbit, jo vetëm për nga vëllazëria dhe flirtet politike dhe ordinere me Titon, Miladinin Dushanin…! Edhe “babai i tij shpirtëror”, domethënë Enveri, edhe ai si Edi, edhe tufat që i dëgjojnë dhe gajasen si pacientë spitalesh e pavionesh neuro- psikiatrikë me këto budallallëqe, e dinë mirë se edhe partizanët nuk kanë ngrënë gurë e tulla, baltë e bajga, gjethe e barë, minj, kërminj e gjarpërinj, qen e mace, korba e laraska.. , por pula e gjela, qingja e keca, derra e dosa të butë e të egër…! Kanë ngrënë pa u ngopur e velur edhe plot koka SHQIPTARËSH të vërtetë, me diploma universitetesh të vendeve të Perëndimit e jo si ata, shkollëmesëm e më pak! Kanë “harruar” edhe se gjyshërit e tyre kanë ardhur në Tiranë duke lënë zanatin e barinjve e të hekurpunuesve si dhe zanate të tjerë, të denjë për nivelin e tyre arsimor, kulturor, qytetar, përfshirë edhe atë të shoferit të mbretit e të familjeve të tjera të mëdha…!?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



