Një furtunë të vërtetë ka shkaktuar në rrjetet sociale Edison Ypi, lidhur me reagimin e tij për vdekjen e djalit të shkrimtares Flutura Açka.
Ypi në një reagim në profilin e tij në Facebook shkruan se do të ishte më mirë që të kishte vdekur vetë Açka, pasi ajo po përdhos artin me vargjet e saj mediokre pas ndarjes nga jeta të të birit.
“Më mirë të kishte vdekur Flutura Açka se djali i saj i cili nuk do shkruante vargje mediokre për nënën e vdekur, që do ishte ekuivalente me përdhosjen e Artit, pra me mijëra nëna dhe mijëra bij të vdekur”, shkruan Ypi.
Kjo deklaratë e tij është cilësuar si e ‘’çmendur’’ nga shumë persona në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë munguar dhe me thirrjet që Ypi të injorohet.
Ky është rasti i dytë që një person që pretendon të jetë publik, ka folur në mënyrë irrituese lidhur me vdekjen e të riut. Më herët dhe një tjetër e vetëquajtur poete Genta Kaloçi u shpreh e lumtur me tragjedinë që ndodhi në familjen e Açkës.
***
Ilirjan Blloshmi
Edison Ypin e kisha mik ne fb. E hoqa sot. Edison Ypi mund te kete vuajtur, mund te jete dere beu. Edison Ypi eshte shpirt katil, njeriu qe uron vdekjen e nje nene.
Edison Ypi duhet lidhur, duhet cuar ne cmendine. Edisoni nuk te vret me kallash, ai te vret me ligeshti. Edison Ypi nuk eshte njeri ai eshte kafshe.
Flutura Acka paske pasur kaq shume armiq, paske pasur kaq shume njerez qe te urrejne. Vendi tone i bejne hije ca maskarenj e katile.
Flutura. I kishin bere shume nena like statusit te Edisonit mos u ligeshto e mos i mallko. Leru zotin.