E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrogozhinë, komshiu qëllon çiftin e bashkëshortëve me armë
Publik News

Rrogozhinë, komshiu qëllon çiftin e bashkëshortëve me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se një person, i identifikuar si Shpëtim Osma, ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve të cilët janë fqinj, ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar në përdorimin e armës.

Personat e plagosur janë transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.