E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksperti i sigurisë: Pa videon e dhunës nga fisi Rraja nuk do të kishte “tërmet” në polici
Lajme

Eksperti i sigurisë: Pa videon e dhunës nga fisi Rraja nuk do të kishte “tërmet” në polici

Eksperti i sigurisë Fation Softa ka folur në lidhje me konfliktin mes dy fisve në Krujë ku u rrahën barbarisht dy anëtarë të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja.

Gjatë një interviste televizive Softa komentoi rreth zhvillimeve të fundit pas publikimit të videos së dhunës.

Sipas tij ajo çfarë solli përshkallëzimin e kësaj situate e cila çoi deri në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Beldi Çuçit dhe dorëheqjes së deputetit të zonës Rrahman Rraja ishte rrjedhja e videos nga radhët e anëtarëve të fisit Rraja.

Eksperti deklaroi se ky fis ishte lakuar disa herë për disa vepra, por mbështetja e politikës kishte qenë maksimale dhe theksoi se e tillë do të kishte qenë sërish sikur kjo video të mos ishte bërë publike.

“Flasim për një fis i cili është lakuar disa herë për disa vepra, por politika dhe mbështetja e saj ndaj personave, grupeve apo fiseve ka qenë maksimale.

Nëse nuk do të kishim këtë video që u publikua në media nuk do kishim këtë situatë të përshkallëzuar e cila erdhi që nga shkrirja e komisariatit, dorëheqja e Ministrit të Brendshëm dhe dorëheqja e deputetit.

Këtë valë apo këtë lloj tërmeti e shkaktoi shfaqja e kësaj videoje të filmuar dhe ofruar nga vetë këta grupe, që kërkuan që për këtë ngjarje të kishin edhe regji”,-u shpreh Fation Softa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.