Eksploziv mjetit në Kamëz/ “I forti” i “Myslym Shyrit”, ofroi 40 mijë euro për eliminimin e biznesmenit
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për ngjarjen e ndodhur në 9 shkurt në Kamëz, ku iu vendos lëndë plasëse poshtë makinës shtetasit Gjon Mena.
Në pranga janë vendosur Gjergji Cukali, 42-vjeç, i njohur ndryshe dhe si “i forti i Myslym Shyrit” dhe dy vëllezër, Enver J., 33 vjeç dhe Edmond J., 24-vjeç. News 24 raporton se Gjergji Cukali besohet se është porositësi i vrasjes me eksploziv të mbetur në tentativë. Ajo shtoi se ky i fundit i ka premtuar 40 mijë euro dy vëllezërve, për eliminimin e Menas.
Fillimisht ai u ka dhënë atyre 10 mijë euro, duke i premtuar se do i jepte 30 të tjera në momentin e eliminimit të 32-vjeçarit Mena. Njëri nga vëllezërit ishte marrë me krijimin e lëndës plasëse, ndërsa tjetri kishte për detyrë ta vendoste poshtë makinës luksoze të Menas.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një makinë, e cila besohet se është përdorur nga dy vëllezërit në momentin që kanë vënë lëndën eksplozive në makinën e Gjon Menës.
Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e konfliktit mes Menas dhe Cukalit, por vlen për t’u theksuar se dy shtetasit kanë precedentë të theksuar kriminal, si brenda dhe jashtë vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




