E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eksploziv në murin e  banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
Lajme

Eksploziv në murin e banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu

Një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:55 të natës në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz. Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se lënda plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës të deputetit të PD, Xhelal Mziu. 

Foto

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.