E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekstradohet nga Holanda anëtari i bandës së “Babagjyshërve” i dënuar me 30 vite burg
Lajme

Ekstradohet nga Holanda anëtari i bandës së “Babagjyshërve” i dënuar me 30 vite burg

Është ekstraduar nga Holanda drejt Tiranës, anëtari i të ashtuquajturës Bandës së “Babagjyshave”, i rezulton i dënuar me 30 vite burg.

 

Fatmir Pjetri, 33 vjeç, lindur në Pukë, është dënuar si anëtar i një grupit të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:

Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

  • Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
  • Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
  • Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
  • Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

70893420_2533938060225883_4048299112213250048_n

Fatmir Pjetri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.