E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan /EMRI/ Tre vite më parë i shpëtoi atentatit me tre plumba në bark, sonte u plagos me thikë
Lajme

Elbasan /EMRI/ Tre vite më parë i shpëtoi atentatit me tre plumba në bark, sonte u plagos me thikë

Të plagosurit Kei Piu në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç, i është bërë një atentat me armë zjarri, ku mori tre plumba në bark.

Ai u gjet i plagosur nga policia dhe u shtrua menjëherë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Mediat atë kohë raportuan se atentatorëve që kryen atentatin ndaj të riut ju bllokua arma pas disa goditjeve dhe nga frikë se mos kapeshin, u arratisën me shpejtësi.

Mësohet se ai gjatë kohës që ndaj tij është bërë atentat ka qenë pronar i një palestre të quajtur “Arena Fitness” po ashtu në Elbasan.

Ndërkohë pas plagosjes së tij gjatë ditës së sotme me mjet prerës, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

I

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.