E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emergjente në Gjirokastër/ Lumi Drino del nga shtrati
Lajme

Emergjente në Gjirokastër/ Lumi Drino del nga shtrati

Ne Gjirokastër situata paraqitet kritike edhe në këtë qark, intesiteti i reshjeve vazhdon të jetë lartë. Ndërkohë, lumi Drino po kërcënon gjithë hapësirën veri-jug dhe pjesën lindore të lumit pasi ka dalë nga shtrati. Po ashtu liqeni i Viroit ka vërshuar në aksin nacional duke bllokuar qarkullimin rrugor dhe komunikimin midis zonave.

Forcat e emrgjencave civile janë në gatishmeri për të bërë pastrimin e rrugëve nga mbetjet dhe për të ndalur rrjedhjen e ujrave të liqenit. Në anën lindore të Drinos dhjetëra hektarë tokë është përmbytur nga reshjet e shiut, lumi ka vërshuar në rrugë e fusha bujqësore.

E bllokuar është edhe rruga rurale në komunën e Buzit, ndërsa tokat bujqësore në Dropull janë të përmbytura totalisht nga dalja e lumit Drino nga shtrati. Fshati Golem po ashtu është i bllokuar, inertet kanë rënë nga lartësitë duke bllokuar rrugën. Pjesa më e madhe e zonave përreth qytetit të Gjirokastër është në errësirë totale pas një defekti në rrjetin elektrik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.