E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ekzekutimi i rapsodit të njohur në Lezhë dhe mikut të tij, shoqërohet autori i dyshuar
Publik News

EMRI/ Ekzekutimi i rapsodit të njohur në Lezhë dhe mikut të tij, shoqërohet autori i dyshuar

Shoqerohet nga policia nje person, i akuzuar, si autori i dyshuar i vrasjes se dyfishte ne fshatin Lalm i Vjeter. Ai eshte Aleksander Perdoda, i akuzuar si autori i vrajes se Kol Murrani, rapsod i njohur në zonën e Lezhës, dhe Preng Simonit dhe per te pritet te firmoset flete arresti. 

Murran dhe Simoni

Trupat e dy burrave janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00, ndërsa ekzekutimi i tyre mendohet të jetë kryer rreth mesditës.

“Panorama” meson se policia kishte shoqeruar ne komisariat disa persona te cilet po merren ne pyetje dhe kishte dyshime te forta se nje person, banor i zones te ishte autor i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet te kete ndodhur per konflikte te vjetra mes paleve, nderkohe qe objektiv i atentatit dyshohet se ka qene Kol Murrani.

***

Sipas burimeve, Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe kishin dalë herët në mëngjes për të shkuar te shtëpitë e vjetra, që kanë në fshatin Lalm i vjetër.

Ata kishin udhëtuar me motor drejt zonës malore. Humbja e kontakteve kishte shqetësuar familjarët.

NGJARJA

Duke parë që nuk po përgjigjeshin në telefon, djali i Murranit, në orët e pasdrekës, ka udhëtuar drejt zonës ku kishin shkuar babai i tij bashkë me fqinjin dhe në afërsi të shtëpisë që kishin në fshat, i ka gjetur pa shenja jete. I riu ka njoftuar Policinë, por terreni i thyer malor dhe rruga e amortizuar ka vonuar rreth 60 minuta mbërritjen e bluve në zonën ku kishte ndodhur ngjarja. Blutë nisën menjëherë hetimet, ndërsa si provë materiale kanë gjetur një sasi të konsiderueshme gëzhojash të armës, me të cilën janë ekzekutuar viktimat. Sipas burimeve, ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe nga plagët e marra në disa pjesë të trupit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore.

HETIMET

Në lidhje me ngjarjen, Policia, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së krimit. Nga të dhënat paraprake mësohet se ata janë ekzekutuar nga një person i tretë, i cili duke përfituar nga zona e pyllëzuar dhe mungesa e banorëve, e ka kryer krimin pa u shqetësuar dhe më pas është larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kreh të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarja, me qëllim identifikimin dhe kapjen a autorit apo autorëve.

DJALI I VIKTIMËS

Burimet bënë të ditur se djali i viktimës, Kol Murrani, ka telefonuar në Polici, duke thënë se babanë e tij dhe një tjetër person e kanë vrarë me armë zjarri. Gjatë deklarimeve të tij, i riu është shprehur se kishin kaluar disa orë dhe babai nuk po i përgjigjej në telefon. Nga shqetësimi, ai është nisur në drejtim të shtëpisë së tij të vjetër, ku rrugës, në një zonë të pyllëzuar, ka gjetur edhe trupin e pajetë të babait të tij dhe mikut të familjes. Gjendja e tij psikologjike ësht ë rënduar pas ngjarjes, ndërsa dëshmitë për këtë ng jarje janë shumë të pakta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.