Endi Demneri shtatzënë, thashethemet rozë zbulojnë edhe emrin e babait
Modelja Endi Demneri flitet se është në pritje të ëmbël, duke u përgatitur për një kapitull të ri në jetën e saj personale. Sipas burimeve për mediat rozë, ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë, megjithëse deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim publik nga vetë ajo për të konfirmuar lajmin.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se shumë shpejt mund të organizohet një event i veçantë në Sarandë, ku modelja pritet të zbulojë gjininë e foshnjës përmes një “gender reveal”, një trend gjithnjë e më i përhapur mes personazheve publikë.
Ndërkohë, mungesa e një deklarate zyrtare ka ndezur diskutime dhe spekulime në rrjet, sidomos sa i përket identitetit të babait të fëmijës. Thashethemet që po qarkullojnë në mediat rozë po rikthehet në vëmendje edhe emri i Krenar Çoçajt, me të cilin Demneri u përfol për një lidhje gjatë verës së kaluar. Dyshja u pa së bashku në Ibiza, në disa pamje që u interpretuan si tregues të një afrimiteti më shumë sesa miqësor.
Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar deri më tani dhe çdo lidhje mes lajmit për shtatzëninë dhe emrit të Çoçajt mbetet në nivel spekulimesh. Edhe pse ai është i vetmi emër i përmendur publikisht në këtë histori, nuk ka asnjë provë konkrete që e lidh drejtpërdrejt me këtë zhvillim.
Fokusi tashmë është zhvendosur te eventi i mundshëm në Sarandë, i cili pritet të tërheqë vëmendjen dhe të zbulojë më shumë detaje rreth kësaj historie që ka ngjallur interes të madh. Mbetet për t’u parë nëse pikërisht ky moment do të shërbejë edhe si konfirmimi i parë publik për gjithçka që po qarkullon deri tani në formë zërash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



