Dalin pamjet nga “gender reveal” i Endi Demnerit dhe Krenar Çoçajt në Ksamil
Një ditë pasi u bë e ditur se Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, janë publikuar pamjet nga festa e “gender reveal” e organizuar në Ksamil.
Nga pamjet shihet se eventi është zhvilluar në një ambient bregdetar, ku të ftuarit kanë qenë të veshur kryesisht me ngjyrë të bardhë.
Gjatë ceremonisë është konfirmuar se çifti pret një djalë, ndërsa në dekor shfaqej mbishkrimi “Baby Çoçaj”.
Zbulimi i gjinisë në Sarandë duket se ka qenë një moment i mbajtur mes njerëzve më të afërt, larg ekspozimit publik, ndërsa vetë Demneri vijon të qëndrojë diskrete për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






