E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Endri Shabani: Nëse gjendja vazhdon kështu, për 3 muaj Rama do jetë diktator
Publik News

Endri Shabani: Nëse gjendja vazhdon kështu, për 3 muaj Rama do jetë diktator

Pedagogu dhe aktivisti Endri Shabani, thotë se nëse nëse gjendja e jashtëzakonshme zgjat më shumë, atëherë sipas tij kryeministri Rama do të jetë zyrtarisht diktator.

“Nga të gjitha pikëpamjet Rama sot është diktator. Por shqetësimi është sa është kjo diktaturë e përkohshme. Rama e quan luftë, në fakt lufta në një mijë të këqijave e ka një të mirë. Ti e di fundin e luftës, me virusin nuk ja di dot fundin. Kjo periudhë mund të zgjasë edhe një vit. Ky është problemi i gjendjes së jashtëzakonshme. Ne momentalisht deri për tre muaj Rama do të jetë zyrtarisht diktator. Problemi është po nëse shtyhet ky afat?!

Nëse vendet demokratike ja lejojnë vetën luksin që për një moment të caktuar kreu i ekzekutivit të marrë shumë pushtet për shkak të krizës dhe pastaj kanë elasticitetin të kthehen prap në demokraci, vende si ne mund të mos kthehemi më prapa në demokraci. E kam këtë shqetësim sepse vitin që vjen ne kemi zgjedhje. Nëse rreziku i virusit mund të  vazhdojë ne mund të mos kemi zgjedhje të mirëfillta. Ose do të shtyhen zgjedhjet siç janë shtyrë në shumë vende të tjera, ose nuk do të ketë fushatë zgjedhore”, u shpreh Endri Shabani.

Duke folur në Ora News, pedagogu Shabani tha se për aq kohë sa Rama kontrollon çdo informacion për virusin, ne nuk do ta mësojmë se kur do të mbarojë kjo luftë.

“Nëse Rama javës që vjen shpall fitoren për virusin ne nuk kemi mundësi ta verifikojmë. Kufijtë sot janë të mbyllura dhe nuk shkojmë dot jashtë të bëjmë analiza. E vetmja alternativë për analiza private ishte spitali privat, që është kërcënuar me procedim penal, pra nuk bën më analiza. I vetmi autoritet që na tregon nëse kemi ose jo koronavirus është Rama. Në momentin që ai kontrollon informacione ne nuk e dimë më a mbaroi kjo luftë apo nuk mbaroi. Shtoi kësaj edhe krizën ekonomike  që do të pasojë e cila thellon edhe më tepër ndasinë sociale, kjo krizë dëmton njerëzit më të varfrit”, përmbylli aktivisti dhe pedagogu Endri Shabani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.