E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Enkelejd Alibeaj kritika nënkryetares së Kuvendit: Lista ka një renditje, nuk të lejon të bësh kapërcime
Lajme

Enkelejd Alibeaj kritika nënkryetares së Kuvendit: Lista ka një renditje, nuk të lejon të bësh kapërcime

Kreu i Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka debatuar me drejtuesen e seancës së sotme plenare Ermonela Felaj, për ndryshimin e radhës së fjalës së deputetëve me ish-kryeministrin Sali Berisha.


Ajo i kërkoi Felajt të respektojë rregulloren duke iu përmbajtur listës e cila ka një renditje dhe sipas tij nuk e lejon të bëjë kapërcime. 

“Respekto rregulloren e këtij parlamenti. Mos bëj siç bën në çdo seancë. Lista ka një renditje dhe nuk të lejon ty të bësh kapërcime.

 Ju personalisht sa herë që uleni në atë karrige nuk respektoni listën e depozituar prej kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ndodh gjithmonë kjo gjë. Merrni masa. Respektoni ju e para rregulloren”,tha Alibeaj.

Ermonela Felaj u përgjigj me ironi duke deklaruar se të du bashkë duhet të rishohin edhe njëherë nenet e rregullores.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.