Erdogan i bën ‘dhuratë’ detyruese 1 miliard € Ramës për fundvit
JO Turqia – Shqipërisë
Gazetari Isa Myzyraj ka ngritur pikëpyetje mbi atë që është paraqitur publikisht si një “dhuratë” e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se avioni presidencial nuk i është dhuruar Shqipërisë pa kosto financiare.
Sipas Myzyraj, referuar një dokumenti të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin detyrime të qarta financiare për shtetin shqiptar. Konkretisht, neni 14 i dokumentit flet për “sigurimin” e avionit, një klauzolë që ngarkon Shqipërinë me detyrimin për të mbajtur një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë.

Ky sigurim, sipas gazetarit, nuk përbën një vlerë simbolike, por përkthehet në prime shumë të larta vjetore, të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë se, ndonëse avioni është prezantuar si dhuratë, kostot reale të përdorimit dhe mirëmbajtjes së tij bien mbi taksapaguesit shqiptarë.
Myzyraj thekson se bëhet fjalë për një dhuratë personale politike, e jo për një akt dhurimi shtet më shtet mes Turqisë dhe Shqipërisë, duke ngritur nevojën për transparencë mbi shpenzimet reale që kjo marrëveshje i sjell financave publike.
Reagimi i plotë:
Erdogan i ka bërë një dhuratë Ramës për fundvit, jo Turqia – Shqipërisë.
Dhe nuk është falas, siç thonë shumica!
Sipas dokumentit të botuar në fletoren zyrtare turke, neni 14 flet për “Sigurimin” e avionit.
Shteti shqiptar detyrohet të mbajë sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal 1 miliard dollarë amerikanë, një nga klauzolat më të rënda financiare të dokumentit. Kjo nuk është vlerë simbolike: një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





