Erdogan në Greqi, presidenti grek flet për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos në konferencën e përbashkët me homologun turk, Erdogan foli edhe për Ballkanin.
“Ne duam që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në Bashkimin Europian, por duhet të plotësojnë disa kushte dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Në shumë raste flitet me një gjuhë irredentiste, në disa të tjetra nuk respektohen të drejtat e pronës dhe ato të njeriut”, u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



