Erion Braçe nuk tërhiqet nga kandidimi për Bashkinë e Tiranës
“Do e bëj kryebashkiakun, njësoj siç bëj deputetin”
Erion Braçe duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ambicia për drejtimin e Tiranë, duke lënë të kuptohet qartë përmes një reagimi të fundit në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Braçe ka ndarë momente nga një intervistë e mëparshme në media, duke rikthyer në vëmendje angazhimin e tij politik dhe lidhjen me qytetarët.
Ai thekson se, pasi u zgjodh deputet i njësisë nr. 5 në Tiranë, ka qenë i pranishëm dhe aktiv në çdo cep të zonës, duke shtuar se nuk beson që ka banorë që nuk e njohin për punën e tij. Sipas tij, përfaqësimi politik nuk është çështje imazhi, por përkushtimi konkret në terren.
Braçe shkon më tej duke bërë një paralelizëm me situatën aktuale në kryeqytet, për të cilën shprehet se prej një viti është pa drejtim të plotë në nivel bashkiak. Në këtë kontekst, ai lë të kuptohet qartë synimi i tij:
“Do ta rikthej edhe kryetarin e bashkisë me të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin, lagje më lagje dhe rrugë më rrugë,” shprehet ai.
Deklarata shihet si një sinjal i fortë politik për garën në Tiranë, duke konfirmuar se Braçe mbetet i vendosur për të qenë pjesë aktive në sfidën për drejtimin e kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



