Erion Veliaj largohet nga Shqipëria – Arratisje si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj?
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është raportuar se ka lënë Shqipërinë ditën e sotme, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi qëllimin e largimit të tij. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për ndonjë vizitë të planifikuar apo ndonjë arsye konkrete që mund të justifikojë këtë veprim.
Vizitat zyrtare në fundjavë, veçanërisht të shtunën, janë një rast i rrallë dhe praktikisht jashtë protokollit. Për më tepër, burimet konfirmojnë se Veliaj ka zgjedhur të kalojë nga zona “VIP” me pagesë, një shërbim i destinuar për individë privatë dhe jo për zyrtarë të lartë shtetërorë.
Pyetja që ngrihet është: kush ka paguar për këtë shërbim? Tarifa e kalimit në zonën “VIP” kushton rreth 150 euro për individ, ndërsa një abonim mujor për përdorim të rregullt mund të arrijë deri në 2 mijë euro. A do ta deklarojë Veliaj këtë shpenzim, siç e kërkon ligji?
Largimi i tij vjen në një moment delikat për politikën shqiptare, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një vizitë të rëndësishme apo një veprim për të shmangur përgjegjësitë. A po ndjek Veliaj të njëjtën rrugë si ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili u arratis nga vendi mes hetimeve të SPAK? Apo është thjesht një udhëtim për të ndjekur interesat personale apo lobime jashtë vendit?
Derisa kryebashkiaku të japë një përgjigje publike, dyshimet do të mbeten, ndërsa qytetarët presin transparencë mbi arsyet e këtij largimi. Fakti është një: sot Erion Veliaj ka hipur në avion dhe ka lënë Shqipërinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



