E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Beqiri ka patur të dhëna dhe sekrete të SHiSH dhe SHIU
OP-ED

Ermal Beqiri ka patur të dhëna dhe sekrete të SHiSH dhe SHIU

Ermal Beqiraj ka patur në dorë të gjithë të dhënat e shqiptarëve, familjare, ligjore, dhe financiare. Përveç njerëzve të thjeshtë në ato databaza ka dhe për personat dhe familjaret e shërbimeve sekrete SHISH, SHIU, policisë, ushtrisë.

Për sa më sipër ishte urgjencë kombëtare gjetja dhe arrestimi i tij me përfshirjen e shërbimeve sekrete shqiptare dhe partnere të NATO, e para për të ndaluar rrjedhje të mëtejshme të dhënash nëse e zotëron akoma databazen, për të zbuluar kush tjetër mund ti ketë ato të dhëna dhe si do përballohet me tej kjo situatë.
SHISH dhe SHIU fjeten gjumë dhe shteti shqiptar u mjaftua me një mandat kërkimi ndërkombëtar si të ishte hajdut xhepash i rëndomtë dhe në kushtet kur Europa është e mbushur me krim, ajo shkresë do flinte në zyrtarët e policisë franceze.

E në fakt ashtu ndodhi.
Nëse kërkimi do kalonte nga kanalet e shërbimeve sekrete të NATO të jeni të sigurte qe një person që blen kështjellë, jaht dhe helikopter në Francë kapet dhe sillet i lidhur në Shqipëri për 24 orë.

Fakti që kjo gjë nuk është bërë tregon kalbesine e këtyre sistemeve të sigurisë kombëtare dhe mbi të gjitha tregon që kjo mbrojtje Ermali Beqirit I ka ardhur nga person më lart se SHISH, se fundi i fundit një shkresë tek partnerët do niste SHISH, por nuk e ka nisur se është urdhëruar të mos ta nisë.
Dhe në e dimë ne Shqipëri se nga varet dhe kush i jep urdhrat SHISH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.