E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Salianjit tentojnë t’i bëjnë ‘puçin’ në PD
Lajme

Ervin Salianjit tentojnë t’i bëjnë ‘puçin’ në PD

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me përplasje të forta, ku vëmendja kryesore u përqendrua te anëtari i Kryesisë, Ervin Salianji. Debatet kanë shpërthyer kryesisht për shkak të turit që Salianji ka ndërmarrë në të gjithë vendin, me synim riorganizimin dhe rigjallërimin e strukturave të PD-së.

Gjatë diskutimeve, Salianji iu drejtua drejtuesve dhe anëtarëve të Kryesisë që kanë shprehur rezerva ndaj kësaj nisme, duke i akuzuar se po shmangin thelbin e problemit opozitar. Sipas burimeve nga mbledhja, ai ka theksuar se fokusi i Partisë Demokratike duhet të jetë rrëzimi i qeverisë Rama dhe jo sulmet e brendshme. “Mendova se sot ishim mbledhur për Ramën, por rezulton se e keni me mua. Po e largoni vëmendjen nga kundërshtari real”, mësohet të ketë deklaruar Salianji.

Burime brenda Kryesisë konfirmojnë se tensionet kanë qenë të larta, me përplasje direkte mes Salianjit, Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë debatit, Noka i është drejtuar Salianjit me akuzën se veprimet e tij po i shërbejnë kundërshtarëve politikë.

Salianji nuk ka kursyer përgjigjen, duke i kërkuar Nokës dorëheqjen dhe duke e akuzuar se ka dëmtuar rëndë Partinë Demokratike. Ai ka theksuar se përgjegjësia për gabimin e bërë në procesin e Avokatit të Popullit bie drejtpërdrejt mbi Sekretarin e Përgjithshëm.

Debatet kanë vijuar edhe me ndërhyrjen e Sali Berishës, ndërsa Salianji ka kërkuar sqarime se cili nen i statutit i ndalon anëtarët e Kryesisë të takojnë demokratët në bazë. Ai ka insistuar se zërat e pakënaqur brenda partisë duhet të dëgjohen dhe jo të përjashtohen, duke theksuar se mendimi ndryshe është vlerë dhe jo problem për një forcë politike që synon të jetë demokratike.

Në vijim, Salianji ka përsëritur se mbledhja po devijohej nga qëllimi kryesor politik, duke akuzuar drejtuesit se po e zhvendosin vëmendjen nga qeveria Rama drejt një konflikti të brendshëm. Nga ana e tij, Flamur Noka ka përsëritur qëndrimin kritik ndaj Salianjit, ndërsa ky i fundit ka këmbëngulur se përgjegjësia për situatën aktuale në parti dhe për gabimet e fundit politike bie mbi drejtuesit aktualë të PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.