Sabiani është banori i eleminuar në këtë javë i Big Brother Vip
Beniada rrëfen momentin me Claudion “M’u thye gota kur pashë abdominalet e Claudios”
Claudio, sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” tërhoqi vëmendjen e banorëve, sidomos vajzave për pamjen e tij fizike.
Konkurrentet vazhdimisht kanë folur për fizikun e tij të formuar, ndërsa më shumë afrimitet sërfisti ka krijuar me Antonelën. Me veprimet e tij, ai ka treguar që e pëlqen, por Antonela nga ana tjetër thotë se “nuk më ngjit, nuk është tipi im”.
Në spektaklin e sotëm, Beniada tregoi një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në shtëpi.
“Isha duke larë enët dhe aty u afrua Claudio pa bluzë, duke treguar abdomialet. Më ra gota nga dora, u thye”, tha modelja, rrëfim ky që shkaktoi të qeshura në publik.
Sabiani është banori i eleminuar në këtë javë i Big Brother Vip.
Eliminimi i Sabianit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka trishtuar personazhet e tjerë të shtëpisë.
Aventura e disajavorëshe e këngëtarit mbyllet këtu, ndërkohë që gjatë këtij spektakli ai ka qenë një prej banorëve protagonistë.
Sabiani është përplasur në javët e fundit me Einxhel dhe Donaldin e Beatrix, të cilët i ka akuzuar se nuk kanë ofruar asgjë në shtëpi. Për këta të fundit tha madje se “vetëm puthen e lëpihen nëpër shtëpi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Sabiani është banori i eleminuar në këtë javë i Big Brother Vip.


