‘Është fat, jam krenar’, Salianji flet si rrallëherë për Grida Dumën
Demokrati Ervin Salianji ka folur së fundmi për herë të rrallë rreth marrëdhënies së tij me moderatoren e njohur, Grida Duma. I ftuar në programin “Live From Tirana” në TAR, ish-deputeti e përshkroi partneren e tij si një person me ndikim të madh në jetën dhe formimin e tij personal.
Duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit Ronaldo Sharka, i cili e quajti Dumën një nga gratë më frymëzuese në Shqipëri, Salianji u shpreh se e konsideron një fat dhe krenari faktin që e ka në krah. “Është fat, pa dyshim. Është edhe pjesë e krenarisë, por edhe e botëkuptimit tim, e ndërtimit të asaj që unë jam sot,” tha ai.
Ai shtoi se ka preferuar gjithmonë ta mbajë jetën personale larg vëmendjes publike, por nuk e mohoi rëndësinë që lidhja me Gridën ka pasur në jetën e tij: “Edhe pse e kam mbajtur jetën private të kufizuar në diskutimet publike, ajo është pjesë shumë e rëndësishme, madje pjesa më e rëndësishme e imja.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



