E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Etilda Gjonaj  lëviz shumicën  e drejtuesve të burgjeve
Politikë

Etilda Gjonaj lëviz shumicën e drejtuesve të burgjeve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka vendosur që të zëvendësojë shumicën e drejtuesve në burgje. Burime bëjnë me dije se nga ndryshimet në drejtuesit e institucioneve të vuajtjes së dënimit janë prekur rreth 70% e drejtorave, që ishin aktualisht.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur emërimin e Aurel Jazxhiut në krye të IEVP-së tek “Mine Peza” (302), ndërsa në krye të IEVP-së tek “Jordan Misja” është emëruar Eduard Strugaj.

Ndryeshimet kanë prekur dhe burgjet në rrethe, ku në krye të burgut të Lezhës është vendosurBukurosh Malluta,

në Durrës Agron Hysi,

në Elbasan Ermal Kurti,

në Fushë Krujë Qazim Hoxha,

në Vaqarr Fatbardha Hoxhalli,

në Lushnjë Zoi Rrushi,

në Shkodër Dedë Zhivani,

në Tepelenë Nasip Hoxha,

në Vlorë Egon Velaj,

në Sarandë Redi Rama

dhe Krujë Petrit Myslymi.

Situata në burgje shpeshherë ka qenë problematike, situatë e cila është kon firmuar dhe nga vetë drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, i cili teksa raportonte pak ditë ma parë në Komisionin e Sigurisë, pranonte me vetëdije se disa prej punonjësve janë vënë në shërbim të të dënuarve, duke iu siguruar atyre lëndën narkotike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.