E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Europa është në kaos”, çudit Edi Rama: Shqipërisë i janë hapur negociatat
Publik News

“Europa është në kaos”, çudit Edi Rama: Shqipërisë i janë hapur negociatat

Edi Rama ka dhënë  një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme kur tha se Europa është në një kaos të madh pasi sipas tij, vendet anëtare nuk merren vesh me njëri-tjetrin.

Rama replikoi në “Opinion” me analistin Mark Marku ku tha se faktikisht negociatat janë hapur ndërsa politikisht kjo është pjesë e kaosit të madh në të cilin ndodhet BE.

Rama: Ata të gjithë bashkë nuk marrin dot një vendim, çfarë tregon kjo? Që ata nuk janë marrë dot vesh për të marrë një vendim të përbashkët. Nuk e kam thënë asnjëherë që fajin e ka Macron.

Marku: Europa ka faj, Shqiëria a ka faj, sepse e keni thënë se e keni marrë. Liderët Euuropian nuk na kanë thënë që ua dhamë negociatatm, ndërsa ju një vit më parë e keni thënë?

Rama: Ne faktikisht e kemi marrë hapjen e negociatave, ndërsa politikisht kjo është pjesë e kaosit të madh që po ndodh në atë tryezë sepse nuk merren dot vesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.