E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fakulteti Gjeologjisë në Tiranë, studentët:   Rama kërkon të vijë për dialog, ne e kemi bojkotuar por…
Lajme

Fakulteti Gjeologjisë në Tiranë, studentët: Rama kërkon të vijë për dialog, ne e kemi bojkotuar por…

Tashmë studentët janë shpërndarë nëpër 3 pika kyçe të Tiranës dhe shprehen se nuk ka kthim pas deri në dorëzimin e kryeministrit Rama para 8 kërkesave të tyre, të cilat kërkojnë të plotësohen.

E ndërkohë që Rama bën vazhdimisht thirrje për dialog në Instagram, Facebook apo Twitter, studentët e kanë shprehur qartë tashmë vullnetin e tyre që kërkesat e tyre nuk kanë nevojë për dialog, ato duhet të plotësohen. studentët e FGJM (Fakulteti i Gjeologji-Minierave), shprehen të shqetësuar se Dekani i fakultetit, Vasil Jorgji, i ka thirrur në një takim me kryeministrin sot në orën 16:30-17:00.

Por, sipas studentit, të gjithë kanë vendosur unanimisht që të mos shkojnë në këtë takim të sajuar sepse ashtu siç është bërë e ditur tashmë, studentët nuk duan dialog.

Studenti i FGJM sqaron:

Kishte thirrur dekani në zyrë disa prej nesh u kishte thënë si në formë presioni që mblidhni sa më shumë studentë sepse në orën katër e gjys, pesë, vjen Rama për një diskutim dhe është mirë të jemi sa më shumë.
Sapo na e thanë këtë ne vendosëm të gjithë si një trup i vetëm që ta bojkotojmë takimin me kryeministrin dhe nëse dikush shkon aty ju garantojmë se nuk është student i FGJM-së.
Fakulteti ynë është bojkotuar prej ditësh nga të gjithë studentët, përveç magjistraturës dhe do ishte absurde të shkonim në dialog me kryeministrin që ai ta shiste pastaj si fitore të tijën.”

Më tutje, studenti tregon që është përgatitur terreni për shkuarjen e kryeministrit në këtë fakultet, pasi e gjithë zona është rrethuar nga civilë, policë dhe makina të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai shpjegon:

Siç mund ta shikoni në foto, në çdo hyrje të fakulteti dhe përreth ka makina të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka fare studentë në fakultet ka veç burra që janë civilë ose policë.
Me siguri do bëjë ndonjë dialog si ai te Top Show me militantët e partisë sepse ne nuk jemi aty!”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.