E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familja denoncon për abuzim seksual 34-vjeçarin, 17-vjeçarja u del kundër. Si nisi lidhja në spital
Lajme

Familja denoncon për abuzim seksual 34-vjeçarin, 17-vjeçarja u del kundër. Si nisi lidhja në spital

GJIROKASTËR – Një 34- vjeçar nga Tepelena ka përfunduar në prangat e Policisë pas denoncimit të familjarëve të një vajze 17-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të. Sipas Panoramës, njohja e 17-vjeçares gjirokastrite me 34-vjeçarin nga Tepelena ka qenë krejtësisht rastësore dy ditë më parë në Spitalin e Gjirokastrës ku 17-vjeçarja ndodhej pasi kishte të shtruar një familjar të saj.

Pasi janë njohur, 34-vjeçari e ka ftuar për kafe adoleshenten dhe të dy kanë udhëtuar me automjetin e tepelenasit në drejtim të Viroit. Në kabinën e automjetit ka pasur një raport intim mes të dyve. E reja është vonuar gati 2 orë dhe rrjedhimisht reflektoi shqetësimin e familjarëve të 17- vjeçares, të cilët kanë shkuar në Policinë e Gjirokastrës dhe kanë denoncuar rastin në fjalë duke marrë si shkas edhe dëshminë e vajzës te familjarët se 34-vjeçari e puthi dhe ndërmori veprime jo pa pëlqimin e të resë.

Kjo e fundit nuk ka pranuar të bëjë denoncim për këtë rast, ndërkohë që familjarët janë ndjerë të alarmuar. Kaq ka mjaftuar që Policia t’i vendosë prangat 34-vjeçarit, i cili nga ana e tij ka deklaruar se raporti i lindur nga ana e të dyve dhe jo veprim i dhunshëm, pra një pëlqimi ndërsjellë midis tyre.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 17 vjeçe”, sqaroi Policia lokale.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.