Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, vogëlushi e përqafon
Një moment i ngrohtë është regjistruar gjatë protestës së sotme, duke sjellë një pamje krejt ndryshe nga tensionet dhe përplasjet që kanë shoqëruar tubimin.
Familjarët e një efektivi policie, i cili ndodhej në krye të detyrës, janë afruar për t’i çuar ushqim, duke shfrytëzuar rastin për të takuar të afërmin e tyre gjatë shërbimit.
Momenti më prekës ka qenë afrimi i fëmijës së vogël, i cili e ka përqafuar efektivin. Ky gjest i thjeshtë, por plot emocion, ka sjellë një çast njerëzor mes situatës së tensionuar të protestës.
Pamjet tregojnë takimin e policit me familjarët e tij, në një moment që kontraston me atmosferën e rënduar të krijuar gjatë zhvillimeve të ditës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



