E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Far West-i’ në Manzë, gazetarja: Shpëton kush qëllon i pari!
Flash

‘Far West-i’ në Manzë, gazetarja: Shpëton kush qëllon i pari!

Një konflikt i nisur për një arsye krejt të banale u kthye në skenë krimi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Manzë, ku dy të rinj mbetën të vrarë pas një përplasjeje me armë.

Sipas burimeve hetimore, gjithçka nisi pas një bisede të zakonshme në një lokal. Aranit Kurti (23 vjeç) dhe Daniel Pepa (21 vjeç) u ulën në një tavolinë dhe kërkuan kafe, por kamerieri, Alteo Pepa, që ndodhej në tavolinë me Flori Paluçin (33 vjeç), u tha se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund t’u shërbente.

Kaq mjaftoi që biseda të kthehej në debat. Dy të rinjtë filluan ta ofendonin kamerierin, ndërsa Paluçi ndërhyri për ta ndalur, duke i kërkuar të mos e provokonin. Përplasja verbale degjeneroi në konflikt fizik jashtë lokalit, ku situata doli plotësisht jashtë kontrollit.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga Alteo Pepa, i pari që ka qëlluar ka qenë Flori Paluçi, i cili vrau në vend Aranit Kurtin. Në atë moment, Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend, përpara se të largohej.

Gazetarja Anila Hoxha dha detaje të reja mbi ngjarjen, duke theksuar se një nga armët e krimit nuk është gjetur ende dhe se vendngjarja është ndryshuar përpara mbërritjes së policisë.

“Pas krimit, trupat janë dërguar në spital pa njoftuar menjëherë policinë. Një nga armët mungon ende. Ngjarja ngjan me një skenë të ‘Far West-it’, ku shpëton kush qëllon i pari,” – tha Hoxha.

Ajo shtoi se të përfshirët në ngjarje kanë pasur precedentë të mëparshëm dhe se është e domosdoshme që policia të krijojë një sektor të posaçëm për profilizimin e këtij lloji krimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.