E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Fasoneri’ droge/ Zbulohet fermë kanabisi në Berat, ndalohen 80 gra!
Lajme

‘Fasoneri’ droge/ Zbulohet fermë kanabisi në Berat, ndalohen 80 gra!

80 gra që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit janë ndaluar këtë të enjte.

Top Channel raporton se gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Operacioni u zhvillua nga drejtoria e përgjithshme e policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.